• Twitter
  • Facebook
  • RSS
Partia Konservatore e Kosovës
  • Ballina
  • Rreth Nesh
  • Dokumente
    • Projekt Statuti
    • PROGRAMI POLITIK
  • Aktivitetet
  • Video
  • PK në Media

PK prezantoi mbarëvajtjen e fushatën elektorale

01- 11- 2013

811 0

Partia Konservatore e Kosovës konsideron se fushata elektorale për zgjedhjet komunale ka rrjedhur në një atmosferë të qetë, në frymën demokratike dhe pa probleme serioze. Vërejtjet tona kryesore kanë të bëjnë me largimin, mbulimin dhe shqyerjen e disa materialeve propaganduese të postuara nëpër vende të ndryshme nëpër qytet.

Me formimin e shtabit zgjedhor është hartuar edhe strategjia e veprimit si dhe plani veprues gjatë fushatës elektorale. Ky shtab ka formuar edhe katër komisione të cilat janë marrë me aktivitete të shumta organizative. Në kuadër të kësaj, Partia Konservatore e Kosovës ka mbajtur takime dhe aktivitete të shumta në 10 cikle operacionale.

Aktivitet kryesore ishin: tubimet në bashkësitë lokale, vizitat nëpër organizatat joqeveritare, konferencat në terën për temat konkrete, pjesëmarrjet në debatet televizive dhe të organizuara nga shoqëria civile. Paraqitjet ditore në TV’të lokale, në kronikat e lajmeve dhe në portalet e ndryshme të lajmeve, prezantimet e platformës zgjedhore dhe programit partiak në televizionet nga kandidati për kryetar të Prizrenit dhe kandidatët për kuvendin e Prizrenit.

Konkretisht, duke përfshirë hapjen dhe përmbylljen e fushatës elektorale, takimet me rininë dhe gratë kemi organizuar gjithsej 11 tubime, dhjetëra paraqitje televizive, dhjetëra pjesëmarrje në debate, dhjetëra vizita nëpër familjet prizrenase me moton “Ndryshimi ju troket në dyert e shtëpive tuaja”, si dhe vizitat e shpeshta te afaristët dhe shoqëria civile në Prizren.

E veçanta e gjithë kësaj ishte prezantimi i platformës politike e hartuar nga Kabineti i Qeverisjes së Mirë të bazuar në Planin zhvillimor komunal.

Z. Beni Kizolli, kandidati i Partisë Konservatore të Kosovës për kryetar të Prizrenit theksoi, “Në fund, në emër timin personal dhe të Partisë Konservatore të Kosovës, të anëtarësisë, simpatizantëve dhe qytetarëve të Komunës së Prizrenit, për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme si dhe për konsideratën e mediave lokale ndaj aktiviteteve të Partisë në kuadër të fushatës parazgjedhore, ju drejtohem të gjithë qytetarëve të komunës së Prizrenit që të dalin në këto zgjedhje në mënyrë masive, duke vlerësuar si zgjedhje historike për qytetin tonë. Ju thërras të gjithëve dhe secilin votues që të ktheni buzëqeshjen dhe shpresën tuaj të humbur, sepse ju keni merituar më shumë nga qeveria komunale. Keni merituar që të keni një jetë të lumtur me dinjitet dhe që të trajtoheni ndryshe nga qeveritë e mëparshme lokale. Prandaj, adresa juaj e vetme është Partia Konservatore e Kosovës, është numri 63 dhe janë kandidatët nga Partia Konservatore e Kosovës dhe votoni për më të mirët”, përfundoi Z. Kizolli.

Ndërsa Z. Nderim Pasuli, kandidati për kuvendin komunal të Prizrenit theksoi, “Fushata jonë ishte e dinjitetshme dhe e kuptimplotë. Kemi dëshmuar se si bëhet një fushatë moderne dhe demokratike. Kemi dëshmuar se si edhe me një buxhet të vogël e të pamjaftueshëm mund të arrihet maksimumi dhe rezultati i suksesshëm duke fokusuar energjinë dhe aktivitetet tona në çështjet kryesore në bazë të planifikimit strategjik”. Prandaj, kjo dëshmon se Partia Konservatore e Kosovës është ndryshe, jemi sjellë ndryshe dhe me mbështetjen e qytetarëve do të sjellim ndryshime në skenën politike të Prizrenit”.

Partia Konservatore e Kosovës thërret qytetarët që të votojnë numrin 63,  pasi që tani qytetarët e Prizrenit kanë një alternativë se për ke të votojnë e ajo alternativë është Partia Konservatore e Kosovës. Është Beni Kizolli dhe janë kandidatët për asamblenë komunale të Prizrenit.


Vlerësimi

  • 811shikime
  • 0komentë

sugjëro

Aktivitetet e Fundit

Urimi i Kryetarit te PK- se per Pavaresin e Kosoves

17- 02- 2017

280

Urim për tetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

17- 02- 2016

866

PK uron festën e Kurban Bajramit

03- 10- 2014

3240

PK-ja ua uron besimtarëve festën e Fitër Bajramit

27- 07- 2014

1261

Me strukturat tona në kuadër të përgaditjeve të kuvendi...

12- 05- 2013

  • 2016
  • 0

Vizita në Shoqatën e Afaristëve dhe Zejtarëve të Prizre...

01- 04- 2013

  • 1710
  • 0

PK themelon nëndegën e Lakuriqit

04- 04- 2013

  • 1591
  • 0

Partia Konservatore e Kosovës fillon fushatën elektorale

01- 03- 2013

  • 1933
  • 0

Partia Konservatore e Kosovës bëhet me grup parlamentar

01- 04- 2013

  • 1669
  • 0
BACK TO TOP
Faqja Zyrtare
Tweets by @Konservatore

Me strukturat tona në kuadër të përgaditjeve të kuvendi...

Vizita në Shoqatën e Afaristëve dhe Zejtarëve të Prizre...

PK themelon nëndegën e Lakuriqit

Partia Konservatore e Kosovës fillon fushatën elektorale

Kontakto

Emri:

Email Adresa:

Mesazhi i Juaj:

  • Twitter
  • Facebook
  • RSS

Powered by: Maksimumi

Close

Enter the site

Login

Password

Remember me

Forgot password?

Login