Urimi i Kryetarit te PK- se per Pavaresin e Kosoves
Në 9-të vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, Partia Konservatore e Kosovës i përgëzon të gjithë qytetarët e vendit tonë dhe me këtë rast uron që sfidat dhe pengesat e shumta drejtë shtetndërtimit të tejkalojmë me unifikimin e spektrit politik në vend, duke punuar gjithë së bashku për të bërë vendin dhe popullin tonë të lumtur dhe krenar me shtetin tonë!
17 Shkurti i vitit 2008 është një ditë e bekuar në të cilën u kurorëzua sakrifica shekullore e shumë gjeneratave të atdhetarëve të devotshëm të cilët flijuan jetërat dhe pasurinë e tyre për jetësimin e Shtetit të Kosovës. Në përvjetorin e nëntë të shpalljes së Pavarësisë i kujtojmë me pietet dhe lutemi për shpirtrat e të gjithë atyre që flijuan jetrat dhe familjet e tyre për këtë ditë të shënuar për kombin tonë.
Urojmë që institucionet tona shtetërore dhe qeveritare të vazhdojnë të angazhohen me përkushtim dhe vendosmëri akoma më të madhe në ndërtimin e shtetit të Kosovës, duke e bërë atë shtet ligjor i cili garanton liri, siguri, zhvillim ekonomik, prosperitet dhe mirëqenie për të gjithë qytetaret e vendit tonë.
Urime dhe e gëzofshim për jetë e mot Shtetin e Kosovës!
Zoti e bekoftë Kosovën dhe qytetarët e saj!
PARTIA KONSERVATORE E KOSOVËS
Munir BASHA
Kryetar